Analistët: Rruga e vetme, dialogu

Analistët politik, Shkëlzen Maliqi dhe Nexhmedin Spahiu, duke e komentuar situatën e fundit ndërmjet pozitës dhe opozitës, kanë paralajmëruar se mund të ketë veprime më radikale në seancën e radhës të Kuvendit, në rast se nuk ndërmerren hapa për ta qetësuar situatën.

Lajme

14/10/2015 07:54

Shkëlzen Maliqi tha për ‘Epokën e re’ se nëse opozita vazhdon të ketë qasje të bllokimit dhe provokimit të konfliktit, ka rrezik për shpërthimin e një lufte civile ose të gjendjes së anarkisë.

Kurse , Nexhmedin Spahiu ka potencuar se klasa politike po luan me zjarrin dhe, sipas tij, është e nevojshme të ndërhyjë faktori ndërkombëtar dhe të formohet një qeveri teknike.