‘Anaconda’ thyen rekordin në Youtube

Video më e re e reperes Nicki Minaj e këngës ‘Anaconda’ ka thyer rekordin si videoja më e klikuar brenda 24 orëve.

ShowBiz

22/08/2014 18:12

Nicki Minaj ka lansuar këngën dhe videoklipin e ri në Vevo në Youtube dhe Vevo ka konfirmuar se me 19.6 milionë klikimeve të mbledhura brenda 24 orëve, është videoja më shumë e klikuar brenda kësaj kohe të shkurtër.

Nicki ka bërë një videoklip me të vërtetë provokues e madje edhe ka marrë reperin Drake duke vallëzuar për të.

Videoja e këngës ‘Anaconda’ ka thyer rekordin e ‘Wrecking Ball’ nga Miley Cyrus që ka mbledhur 19.4 milionë klikime shtatorin e vitit të kaluar.