Ana e errët e telefonave të palosshëm, për të cilën ‘Samsung’ nuk paralajmëroi asgjë

Disa nga smartfonët e rinj të kompanisë gjigante teknologjike 'Samsung', çmimi i të cilëve po kap shifrën e 1.500 eurove, duket se janë më të brishtë sesa që duhet.

Auto & Tek

18/04/2019 16:39

Gazetarët të cilët morën këta lloj smartfonash për rishikim, përpara lansimit publik, tha se ekrani i ‘Galaxy Fold’ filloi të dridhej dhe të kthehej krejtësisht në të zi, transmeton lajmi.net.

Një numër i konsiderueshëm i gazetarëve pohuan se kishin larguar një shtresë mbrojtëse që ishte në ekran.

Por, një paralajmërim në paketimin e ‘Galaxy Fold’ udhëzon përdoruesit të mos heqin shtresën mbrojtëse, sipas një fotoje të postuar nga Menaxherit të Produkteve të T-Mobile, Desmond Smith.

“Ekrani kryesor përfshin një shtresë të veçantë mbrojtëse,” thuhet në postim.

“Largimi i shtresës mbrojtëse ose përdorimi i ngjitësve në ekranin kryesor, mund të shkaktojnë dëme”, shkruan tutje Smith.

Por Dieter Bohn, redaktor ekzekutiv i faqes së teknologjisë së lajmeve “The Verge”, thotë se ai e la atë shtresë dhe ekrani i tij prapëseprapë ishte prishur. /Lajmi.net/

https://twitter.com/robotodd/status/1118574478009626624?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1118574478009626624&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.dailymail.co.uk%2Fsciencetech%2Farticle-6933633%2FSome-Samsungs-folding-phones-breaking.html