Ana e errët e shërbimeve inteligjente

Dokumentet sekrete të NATO-s flasin për përfshirje në shumë krime të anëtarëve të organizatave inteligjente ilegale të partive politike. Dokumentet zbulojnë mbledhjen e të ardhurave doganore , rekrutimin e policëve dhe doganierëve si dhe përgjimin e pjesëtarëve të KFOR-it dhe UNMIK-ut.

Lajme

16/05/2014 09:43

“Doganierët” e parë në pikën kufitare të Hanit të Elezit pas luftës janë vendosur nga Shërbimi Informativ i Kosovës, pretendon Shërbimi sekret i NATO-s, shkruan “Koha Ditore”, në raportin e dytë mbi sekretet e NATO-s.

Dokumentet sekrete të NATO-s flasin për përfshirje në shumë krime të anëtarëve të organizatave inteligjente ilegale të partive politike. Dokumentet zbulojnë mbledhjen e të ardhurave doganore, rekrutimin e policëve dhe doganierëve, si dhe përgjimin e pjesëtarëve të KFOR-it dhe UNMIK-ut

Mbledhja e taksave doganore nga hyrja e mallrave nga Maqedonia kryesisht, duhanit e karburantit pretendohet se i ka sjell fitime të mëdha ShIK-ut.

KFOR-i lidh anëtarët e SHIK-ut  edhe me biznesin e drogës, të kryera pas luftës në Kosovë.