Ana e “Përputhen”, thotë se ka frikë të vazhdoj njohjen me djemtë e emisionit

Konkurrentja e "Përputhen" ka befasuar me deklaratën e saj të papritur.

ShowBiz

23/02/2021 19:12

Ana Kauri u shpreh se ka frikë të vazhdoj njohjen sepse nuk ka besim të djemtë, shkruan lajmi.net.

Në programin e sotëm u komentua takimi mes Anës dhe Rinianit të cilin dyshja kishin kaluar shumë mirë por Ana ishte ajo e cila mbante paksa distancë nga Riniani.

Gjatë komentimit të takimit, përveç tjerash Ana u shpreh se është zhgënjyer nga djemtë më herët që kanë qenë në emision dhe tashmë e ka të vështirë të bëjë zgjedhjen e djemve në takime apo edhe të vendos se për cilin nga ta ka ndjenja.

Rikujtojmë se, Ana i kërkoi një përqafim Rinianit për surprizat që i ka bërë në takim ai pranoi por paksa me vështirësi./Lajmi.net/