Amnesty International mirëpret Specialen – Aktakuzat kanë të bëjnë me pretendimet për trafikim organesh
Organizata Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, Amnesty Interanational (AI) e ka mirëpritur vendimin e Parlamentit të Kosovës për themelimin e Gjykatës Speciale, që do të merret me krimet e luftës të kryera nga vitet e ’90-ta.

Lajme
AI këtë veprim e ka quajtur si “një hap të rëndësishëm drejt drejtësisë” për familjet e të kidnapuarve serbë në Kosovë.
Sipas organizatës londineze AI, aktakuzat do të kenë për bazë pretendimet për trafikim me organe, të ngritura më parë.
“Amnesty International e mirëpret këtë hap të rëndësishëm drejt drejtësisë për familjet e të zhdukurve serbë, mbi 400 sosh, që mendohet të jenë kidnapuar nga ish-pjesëtarë të UÇK-së, dhe më pas dyshohet të jenë transportuar në Shqipëri ku edhe janë vrarë”, ka konkluduar AI, transmeton Indeksonline.
Sipas AI, aktakuzat do të ngrihen nga rezultatet e hetimeve të Grupit Special për Hetime (SITF), që është themeluar në vitin 2011, në kuadër të Bashkimit Evropian.
Këto krime, së pari janë prezantuar në raportin e publikuar nga ish-prokurori zviceran dhe anëtari në Këshillin e Evropës, Dick Marty në vitin 2010 që iu patën adresuar Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.