Amir Rrahmani u drejtohet tifozëve: Ëndrra jonë vazhdon në mars, të dielën tregojmë se s’jemi të lehtë për askënd

Mbrojtësi i Veronës dhe Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, u është drejtuar Dardanëve me një postim në Facebook.

Sport

15/11/2019 17:14

Pas humbjes së Kosovës në Plzen, ëndrra për kualifikimin përmes kualifikueseve është shuar, por kemi edhe një kartë në dispozicion.

Rrahmani përmes një postimi në Facebook ka falënderuar tifozët, dhe ndër të tjerash ka bërë të ditur se ëndrrën vazhdojnë në mars.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell postimin e Rrahmanit në Facebook, pa intervenime.

“Faleminderit te gjithve per perkrahjen, enderra jone vazhdon ne muajin mars ku kemi gjysem finalen me Maqedonine, por para saj kemi te dielen ndeshje te rendesishme qe ti tregojme te gjitheve qe nuk jemi te lehte per asnje kundershtare.

Faleminderit KOSOVE” ka shkruar Rrahmani në FB.

Amiri ka qenë i paprekshëm në formacionin e Kosovës gjatë këtyre eliminatoreve. /Lajmi.net/