“Amerikës në Evropë i interesojnë vetëm shqiptarët”

“Unë nuk besoj në historinë se problemin e Ballkanit Perëndimor do ta marrë dikush nga duart e BE-së”, kështu ka thënë kryetari i Lëvizjes Evropiane në Serbi, Mihailo Crnobrnja.

Lajme

27/05/2017 17:06

Ai tutje ka deklaruar se politikat ndërkombëtare të Trumpit ende janë të paqarta, por që sipas tij SHBA nuk do të ndërhyjë në rastin e Ballkanit perëndimor.

“Politika e jashtme e Trumpit ende është nën vëzhgim, unë mendoj se as ai vetë nuk e di se çfarë dëshiron. Mendoj se Amerika nuk e ka ndërmend ta marrë këtë çështje nga duart e BE-së”, ka thënë Crnobrnja për Tanjug.

Por si përjashtim ai i përmendi shqiptarët qoftë në Shqipëri apo Kosovë, duke thënë se interesi i Amerikës te ky popull është i madh.

“Ka disa arsye, por ata kanë interes. Ndoshta shkak është lufta me muslimanët në Lindjen e Mesme, dhe ata duan të tregojnë se mund të jenë në përputhje me solidaritetin dhe inkurajimin e muslimanëve në Evorpë”, ka thënë ai, transmeton lajmi.net

Duke folur për integrimin e vendeve të Ballkanit në Evropë, ai përmendi deklrataën e presidentit të Komisionit Evropian, Jean Claude-Juncker i cili tha se të paktën për momentin nuk do të ketë zgjerim të BE-së.

“Juncker e tha në inaugurimin e tij se nuk do të ketë zgjerim. Ndërkohë ka pasur shumë sfida njëkohësisht si borxhet, kriza e refugjatëve, Brexit dhe nacionalizmi”, shtoi Crnobrjna.

Duke folur për rrugën e Serbisë, ai theksoi se shteti serb do të tentojë të integrohet në Bashkimin Evropian, e jo të lidhet me Rusinë apo Kinën siç po thuhet. /Lajmi.net/