Amerikanët sulmojnë grupin e fshehtë terrorist Khorasan

Shtetet e Bashkuara kanë nisur sulme të reja ajrore kundër grupit të fshehtë terrorist Khorasan në veriperëndim të Sirisë. Ky është aksioni i dytë ushtarak kundër këtij grupi të vogël, port ë fuqishëm terrorist prej 22 shtatorit, kur kanë filluar bombardimet kundër caqeve terroriste në Siri. 

Bota

06/11/2014 19:42

Khorasan është një grupim që përbëhet nga mbi 50 veteranë të organizatës al-Kaida, ndërsa sipas të dhënave amerikane, ata janë duke punuar në krijimin e bombave të cilat planifikojnë t’ua japin luftëtarëve të tyre që do të udhëtonin me aeroplanë në drejtim të SHBA-ve.

Si njofton BBC, të enjten janë goditur pesë caqe të lidhura me grupin Khorasan, në mesin e të cilave edhe automjete dhe objekte në afërsi të qytetit Sarmada, në afërsi të kufirit me Turqinë. Thuhet se objektet e goditura ishin vende ku prodhoheshin bombat.

Vëzhguesi sirian i të drejtave të njeriut raportoi se në këto sulme kanë pësuar disa militantë, por edhe dy fëmijë.

Sipas burimeve të besueshme, ekspertët e grupit Khorasan për krijimin e bombave janë duke zhvilluar pajisje që nuk do të mund të detektohen nëpër aeroporte. Ato bëhen nga rrobat e lagura në tretje eksplozive të fshehura në pajisje private elektronike.