Amerika unike për planin e Obamës kundër xhihadistëve

Lideri demokrat i Senatit të SHBA –ve parashikoi të enjten se ligjvënësit do të lënë mënjanë mosmarrëveshjet politike parazgjedhore dhe t’i japin presidentit Barak Obama mjetet që ai ka nevojë për të luftuar militantët e Shtetit Islamik në zemër të Lindjes së Mesme.

Bota

11/09/2014 19:41

“Duhet pajisur dhe trajnuar trupat siriane për të luftuar këta … terroristë të këqij”, tha senatori Harry Reid, duke iu referuar kërkesës së Obamës, që e bëri të mërkurën në fjalimin e tij adresuar kombit.

Menjëherë pas fjalimit të Obamës të mërkurën, ashtu si republikani John Boehner, edhe  udhëheqësi i shumicës Kevin McCarthy folën në mënyrë të favorshme në lidhje me thirrjen e Obamës për të luftuar militantët e Sirisë dhe Irakut, të cilët iu kanë prerë kokën edhe dy gazetarëve amerikanë. (REL)