America’s Next Top Model është mallkim?! (Foto)

Mentorja e shout “America’s Next Top Model”, Tyra Banks, ka shprehur pikëllimin e saj pas vdekjes së njërës prej pjesëmarrëseve në këtë garë (Mirjana Puhar), si edhe për pjesëmarrëset tjera që kanë pasur fat tragjik.

ShowBiz

03/03/2015 10:30

Disa nga konkurrentet në shoun e famshëm kanë pasur probleme me drogën, disa janë marrë me prostitucion e të tjerat kanë bërë vepra kriminale, pas largimit nga spektakli.

19-vjeçarja Puhar është vrarë në javën e kaluar në shtëpi, së bashku me dy meshkuj (i dashuri i saj dhe bashkëbanuesi), ndërsa policia ka njoftuar se motivi kishte lidhje me drogën.

mirjana

Një tjetër pjesëmarrëse, Renee Alway, ishte arrestuar në vitin 2013 në Kaliforni, pasi policia e kishte kapur duke vjedhur në një shtëpi, ndërsa ishte edhe e armatosur. Është dënuar me 12 vjet burg. Sot ka 28 vjet, ndërsa ka hequr dorë nga kujdestaria e tre fëmijëve që i kishte lindur para burgosjes.

renne

Angelea Preston, një konkurrente tjetër e “America’s Next Top Model”, kishte arritur deri në finale, mirëpo producentët kanë zbuluar se ajo kishte punuar si prostitutë. Produksioni deklaroi se ajo e ka shkelur marrëveshje, mirëpo Angelea e ka paditur Tayra Banksin se ia ka rrëmbyer titullin duke kërkuar tre milionë dollarë dëmshpërblim. tranmseton telegrafi.com

angelea

Jael Strauss për gjashtë vite ka pasur probleme me vartësinë nga droga pas pjesëmarrjes në këtë shou të modës, ndërsa në vitin 2012 mbeti e pa strehë. Ajo konsumonte metamfetaminë, kokainë dhe barna kundër dhimbjes. Merrej me striptizëm për të fituar para. Sot është mirë dhe punon në një qendër rehabilituese në Teksas.

jael

Edhe Lisa D’Amato ka kaluar një kohë në mjekim nga vartësia prej alkoolit dhe drogës. Mirëpo, tash ka lënë gjithçka pas vetes. Mori pjesë në America’s Next Top Model All Stars dhe fitoi. Është martuar dhe ka lindur një djalë në vitin 2013, ndërsa merret me muzikë. lajmi.net

lisa