Amber Rose shfaq linjat teksa reklamon kanabisin

Ajo njihet për imazhet provokuese në rrjete sociale.

ShowBiz

30/06/2018 00:00

Amber Rose vuri në pah linjat trupore teksa pozoi për koleksionin e ri të stilolapsave të kanabisit, për të cilët bashkëpunoi me Kandy Pen, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Modelja amerikane, 34 vjeç ishte veshur me ngjyrë portokalli të zbehtë, ndërsa u sigurua që sytë të jenë tek gjoksi i saj i bujshëm.

Teksa po provonte një prej atyre stilolapsave të kanabisit, tullacja Rose dukej tejet joshëse.

Kanabisi është legal në nëntë shtete të Amerikës dhe Washingtonit, marijuana është gjithashtu legale për të rriturit e moshës 21 vjeçare për arsye mjekësore në 29 shtete. /Lajmi.net/