Ambasadorja turke largohet nga Kosova

Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, Songul Ozan, me rastin e përfundimit të misionit të saj diplomatik në Republikën e Kosovës, është pritur sot nga ministri Yagcilar në takim lamtumirës.

Lajme

03/08/2015 13:50

Ministri Yagcilar shprehu kënaqësinë e tij për bashkëpunimin e shkëlqyer me ambasadën turke dhe shtetin e Turqisë, duke premtuar njëkohësisht se ky bashkëpunim i shkëlqyeshëm do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ozan gjatë kësaj vizite theksoi se ndihet e nderuar që pati rastin të shërbejë si diplomate në Republikën e Kosovës, por edhe me bashkëpunimin që ka pasur me Ministrin Yagcilar gjatë kohës së qëndrimit në Kosovë.

Gjithashtu, ambasadorja Ozan foli edhe për rëndësinë e marrëdhënieve të mira ndërmjet shtetit të Turqisë dhe të Kosovës, duke shtuar se gjatë mandatit të saj janë realizuar me sukses shumë projekte në fusha të ndryshme si në arsim, kulturë, shëndetësi, sport, teknologji etj.