Ambasadorja gjermane në Kosovë, Viets: Veprimet e opozitës janë të papranueshme

Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë Angelika Viets, ka thënë se Kosova nga viti 2008 ka bërë përparim të madh, por sipas saj, sfida për institucionet e Kosovës mbeten luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Lajme

04/10/2015 22:56

Viets ka deklaruar për Epokën e Re se me krijimin e Qeverisë së re, janë krijuar mundësi të mira për zhvillimin ekonomik në Kosovë.

Duke folur për migrimin e qytetarëve të Kosovës, ajo ka bërë me dije se shanset për të kërkuar azil në Gjermani janë pothuajse zero.

Viets ka folur edhe për situatën politike në vend, përkatëisht bllokimin e Kuvendit të Kosovës nga ana e opozitës.

Ajo ka thënë se opozita mund të japë mendimin e vet në parlament, por ka thënë se është e papranueshme ta sulmojë me vezë kryeministrin e Kosovës.

“Me këtë veprim, opozita e bën veten jo të besueshme, njëkohësisht e bën jo të votueshme për elektoratin”, ka thënë Viets.