Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën viziton Kumanovën

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC (International Human Rights Commission) Elvana Shala, sot do të jetë për vizitë zyrtare në Kumanovë, ku e shoqëruar nga sekretari gjeneral i IHRC-se Rafal Marsin Wasikdo të vizitojnë lagjen Kodra e Trimave dhe disa familje të kësaj lagje, për t’u njohur nga afër me situatën aktualedhe dëmet që janë shkaktuar nga luftimet e fundit atje.

Lajme

05/06/2015 08:16

Ajo do të bisedojë konkretisht me disa familje, për të parë tashmë gjendjen e tyre ekonomike dhe mundësinë e ofrimit të ndihmës nga ana e IHRC-së.

Ambasadorja Shala është e para Ambasadore e Vullnetit të Mirë që viziton Kumanovën nga të gjitha shtetet përfaqësuese në IHRC.

Ambasadorja Shala do të mbajë një konferencë për media menjëherë pas kthimit nga Kumanova.