Ambasadorja e re turke i dorëzoi letrat kredenciale presidentes Jahjaga

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadoren e Republikës së Turqisë në Kosovë, zonjën Kivilcim Kiliç, e cila i dorëzoi letrat kredenciale.

Lajme

20/08/2015 14:08

Presidentja Jahjaga i vlerësoi lart marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë dhe theksoi rëndësinë e zgjerimit të këtij bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Presidentja Jahjaga dhe ambasadorja e re turke në Prishtinë