Ambasadori Zemaj takon përfaqësuesen e Ukrainës në NATO: Kosova qëndron bindshëm me Ukrainën
Përfaqësuesi i Kosovës në Bruksel për raporte me NATO-n, Astrit Zemaj, ka bërë të ditur se është tëkuar me ambasadoren e Ukrainës në NATO, Galibarenko Nataliia. Zemaj ka thënë se kanë biseduar për fuqizimin e lidhjeve mes dy shteteve, duke nënvizuar përkushtimin për bashkëpunim dhe paqe. “Sot, ishte kënaqësi të takohesha me ambasadoren ?? Galibarenko…

Lajme
Përfaqësuesi i Kosovës në Bruksel për raporte me NATO-n, Astrit Zemaj, ka bërë të ditur se është tëkuar me ambasadoren e Ukrainës në NATO, Galibarenko Nataliia.
Zemaj ka thënë se kanë biseduar për fuqizimin e lidhjeve mes dy shteteve, duke nënvizuar përkushtimin për bashkëpunim dhe paqe.
“Sot, ishte kënaqësi të takohesha me ambasadoren ?? Galibarenko Nataliia në UKRinNATO. Diskutuam për forcimin e lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Ukrainës, duke theksuar përkushtimin tonë të përbashkët për paqen dhe bashkëpunimin. Kosova qëndron bindshëm me Ukrainën!”- ka shkruar ambasadori në “X”.
Today, it was a pleasure to meet with the ?? Ambassador Galibarenko Nataliia to @UKRinNATO . We discussed strengthening the ties between ?? & ??, emphasizing our shared commitment to peace & cooperation. #Kosovo ?? stands firmly with ??. Slava Ukraini?! pic.twitter.com/P95UJUxKcq
— Ambassador Astrit Zemaj (@AstritZemaj) June 5, 2024