Ambasadori Wisner: Shkatërrimi i pronave e dhuna nuk ofrojnë zgjidhje

Ish përfaqësuesi i Presidentit të SHBA-ve në negociatat për statusin e Kosovës diplomati amerikan Ambasadori Frank Wisner në një Intervistë për RTV21 është shprehur i shqetësuar me protestat e dhunshme të së shtunës dhe mërkurës së shkuar.

Lajme

01/02/2015 19:28

Sipas ambasadorit Wisner, protestat e dhunshme japin mesazhin se politika e Kosovës si duket nuk luan rolin e vet si duhet as në kutit e votimit as në parlament, por më me qejf dalin në rrugë dhe atë në një formë mjaft të ç’organizuar e të dhunshme”, ka theksuar ai. 

“Është më se e rëndësishme që të sigurohen që nuk do të këtë dhunë nëpër rrugë dhe dëmtim të pronës e shkatërrim që bie mbi institucionet e vendit. Si mik i Kosovës dhe njeri që kam bashkudhëtuar me Kosovën edhe pse nuk dua të komentoj lidhur me çështjet, por si mik mund të them se pavarësisht çfarë janë ato çështje, është mënyra e mirëfilltë për të debatur, argumentuar dhe debatuar për to. Nuk duhet të dilet me shkatërrime të pasurisë, lëndime të popullatës dhe dhunë mbi forcat policore.”, ka shtuar Wisner.