“Ambasadori” serb telashe me zemër në Kosovë

Zyrtari ndërlidhës i Serbisë në Kosovë, Dejan Pavicevic, të mërkurën, ka pasur probleme shëndetësore. Gjatë një takimi ai nuk e ka ndjerë vetën mirë dhe është dërguar me shpejtësi në Qendrën e Emergjencës. Mjekët dyshojnë se Pavicevic kishte sulm në zemër. Këtë e ka konfirmuar për “Blic online”, vetë Dejan Pavicevic. Ai është vënë menjëherë…

Lajme

12/09/2013 10:34

Zyrtari ndërlidhës i Serbisë në Kosovë, Dejan Pavicevic, të mërkurën, ka pasur probleme shëndetësore. Gjatë një takimi ai nuk e ka ndjerë vetën mirë dhe është dërguar me shpejtësi në Qendrën e Emergjencës.

Mjekët dyshojnë se Pavicevic kishte sulm në zemër.

Këtë e ka konfirmuar për “Blic online”, vetë Dejan Pavicevic. Ai është vënë menjëherë nga mjekët në Repartin e Kardiologjisë.

“Ndihem më mirë, por larg të qenit në gjendje të mirë shëndetësore”.

“Kam filluar të ndihem kështu para disa dite, por mendoja se nuk është diçka serioze. Tashmë, shihet qartë se është një lodhje serioze”.

Edhe pse mjekët kishin e këshilluar atë që të qëndrojë në spital deri të shtunën, ai është liruar dje nga spitali.

“Kam shumë angazhime dhe puna nuk mund të pres. Kur t’i përfundojë do t’i kthehem trajtimit”.