Ambasadori serb në UNESCO: Rezultati do të jetë i ngusht

Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s në Paris, është duke diskutuar dhe pritet të vendosë mbi aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë, ndërsa Beogradi zyrtar ka paralajmëruar se do të bëjë gjithçka që është e mundur që pika e rendit të ditës të shtyhet, duke shpresuar se do ti bindin anëtarët që kjo çështje të negociohet në Bruksel, shkruan Tanjug.

Lajme

09/11/2015 09:39

Ambasadori serb në UNESCO, Darko Tanaskoviq, ka deklaruar se janë objektiv dhe shumë të dyshimtë sa i përket komentit pozitiv të Konferencës së Përgjithshme mbi kërkesën për pranimin e Kosovës, transmeton lajmi.net.

“Duke pasur parasysh faktin se sistemi i votimit në UNESCO, shtetet jo-anëtare të OKB-së duhet të sigurojnë dy të tretat e votave të atyre që janë për pranim, kurse ata abstenojnë votat e tyre nuk merren parasysh, dhe sipas gjitha gjasave dallimi në vota “për” dhe “kundër” do të jetë shumë i ngushtë”, ka deklaruar ambasadori serb Tanaskoviq.

“Për të shmangur këtë ndarje të padëshirueshme politike në agjencinë e specializuar të OKB-së për arsim, shkencë dhe kulturë, Serbia do të propozojë shtyrjen e debatit për këtë temë të diskutueshme, të paktën deri në seancën e ardhshme të Konferencës së Përgjithshme që pritet të mbahet në vitin 2017”, ka shtuar Tanaskoviq.

Për marrjen e vendimit për shtyrje, nevojiten një shumicë e thjeshtë votash. (lajmi.net)