Ambasadori rus pranë BE: Rezoluta 1244 mbetet e rëndësishme për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Ambasadori i përhershëm i Rusisë pranë Bashkimin Evropian Vladimir Çizov, të hënën ka zhvilluar një takim me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Beograd-Prishtinë Miroslav Lajçak, për situatën në Ballkanin Perëndimor.

Bota

14/07/2020 09:17

Sipas deklaratës së misionit rus në BE theksohet se baza ligjore për zgjidhjen e çështjes së Kosovës është rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Në njoftim theksohet se kjo rezolutë është ende plotësisht e rëndësishme, njofton Tanjug.rs përcjell Klan Kosova.

Fokus i takimit ishte gjendja dhe perspektiva e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.