Ambasadori Minxhozi: Rama bëri mirë që foli për Kosovën
Ambasadori shqiptar Qemajl Minxhozi thotë se kryeministri Edi Rama bëri mirë që në Beograd foli për Kosovën.
Lajme
Në një bisedë për emisionin Info Magazinë të Klan Kosovës, Ambasadori Minxhozi tha se ishte normale që të bisedohej për Kosovën, pasi sipas tij duhet diskutuar për problemet e jo për “trëndafila”.
“Nuk mund të bisedosh për trëndafila duhet të bisedosh për situatën aktuale dhe për probleme”.
“Nuk do të thotë që të kesh kontradikta nuk mund të bisedosh. Mendoj se ishte një hap pozitiv, në një moment të duhur, që kjo vizitë u realizua në Beograd. Duhet të ecim në këtë drejtim”.
Duke folur për deklarimet e kryeministrit Rama se shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet të kenë të drejtat e njëjta sikurse kanë minoriti serb në Kosovë, Ambasadori Minxhozi tha se këto deklarime duhet t’i japin shtysë faktorit shqiptarë në Serbi që të kërkojnë më shumë të drejta.
Ai tha se Rama në Beograd nuk ka mundur që të anashkalojë të drejtat e shqiptarëvë të Luginës.
“Nuk kishte se si Rama ta anashkalonte luginën e preshevës sepse është një territor që jetohet nga shqiptarët dhe është një territor që duhet të gëzoj të njëjtat të drejta sic kanë ehde popujt e tjerë që jetojnë në Serbi”.
“Në politikë duhet të jesh i barabartë me të gjithë.
Besoj që kjo do t’i jap një shtysë të madhe faktorit shqiptar që të kërkoj të drejtat e saj nga Berogradi zyrtar”.
“Shkuarja e Edi Ramës në Preshevë është legjitime dhe zhurma që po bëhet për këtë vizitë është e kotë”, tha Ambasadori Minxhozi për Klan Kosova.