Ambasadori japonez në Serbi: Nuk e mbështetëm direkt Kosovën në UNESCO

Ambasadori i Japonisë në Serbi, Juichi Takahara, ka thënë se shteti i tij në e ka përkrahur në mënyrë të drejtpërdrejt Kosovën në takimin e Bordit Ekzekutiv të UNESCO-s.

Lajme

22/10/2015 18:59

“Japonia ka abstenuar, pasi kemi menduar se trashëgimia kulturore është njëra nga prioritetet kryesore të një shteti”, ka thënë ky ambasador japonez për agjencinë “Tanjug”.

Mirëpo, sipas tij, kërkesa e Japonisë është që të gjendet një zgjidhje më e mirë që kjo trashëgimi kulturore në Kosovë të ruhet në mënyrën e duhur, transmeton lajmi.net.

Votimin e rekomandimit për anëtarësimit të Kosovës në UNESCO e kanë votuar pro 27 anëtare të këtij bordi ndërsa kundër kanë qenë 14. Japonia gjatë këtij votimi kishte qenë në mesin e shteteve që kanë abstenuar.