Ambasadori italian viziton lojtarin Ilija Iviç

Flamurtari i Prishtinës ka pasur sot një mysafir special në ‘Xhemail Ibishi’.

Sport

25/02/2020 15:23

Aty gjatë ditës ka qëndruar ambasadori italian Nicola Orlando.

Orlanda, i ka dhënë përkrahje të plotë futbollistit serb Ilija Ivic pas zhvillimeve të fundit me të, ku dy prindërit e tij janë përjashtuar nga puna për shkak se ai zgjodhi të luaj për Kosovën.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet ambasadori italian nëpëmjet një shkrimi në rrjetin social “Facebook”.

“Shumë mirë të takosh një talent si Ilija Iviç. I uroj ati dhe skuadrës sukses. Në Itali nuk ka vend për politikë në sport. Aty kanë për qëllim pasionin, konkurrencën e shëndetshme dhe ndërtimin e urave lidhëse midis sportistëve dhe popujve. Urime Ilja”. ka shkruar Orlando.

Për këtë takim ka njoftuar edhe skuadra e Flamurtarit, të cilët në rrjetin social Facebook, kanë falendëruar ambasadorin për përkrahjen ndaj lojtarit në fjalë.

Ja njoftimi i plotë i skuadrës nga kryeqyteti. /Lajmi.net/