Ambasadori i ri amerikan: Privilegj që ndodhem në vendin e shqiponjave

Përmes një video mesazhi të publikuar në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në Tiranë, ambasadori i ri I SHBA-ve në Shqipëri, Donald Lu shpreh emocionet pas mbërritjes në Shqipëri.

Lajme

12/01/2015 18:35

Ambasadori Lu thotë se për të është privilegj që ndodhet në vendin e shqiponjave. Ai shtoi se bashkë me familjen presin të njihen me Shqipërinë.

“Është një privilegj i madh për mua që jam këtu në Shqipëri, vendin e shqiponjave. Familja ime dhe unë presim me kënaqësi të njohim shumë prej jush dhe vendin tuaj të bukur”, tha ambasadori amerikan.

Lu mbërriti në Tiranë të dielën, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Ariel.

Para mbërritjes zyrtarisht në Tiranë, ambasadori i ri prezantoi në shqip veten dhe familjen e tij, shkruan Shekulli online.