Ambasadori i Kosovës: Jemi me SHBA-të në këto qaste të vdekjes së Bob Dole

Ambasadori i ri i Kosovës në Washington, Ilir Dugolli, ka thënë se është i trishtuar me vdekjen e ish-senatorit amerikan, Bob Dole.

Lajme

05/12/2021 18:42

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, ka shkruar se Kosova i bashkohet SHBA-ve për humbjen e ish-senatorit.

“Shumë i trishtuar kur dëgjova për vdekjen e senatorit Dole. Ne i bashkohemi i Shteteve të Bashkuara që janë në zi për humbjen e një shërbyesi të shquar publik dhe një miku të vjetër të Kosovës”

“Ngushëllimet tona shkojnë për familjen, miqtë dhe të gjithë të dashurit e tij në pikëllimin e tyre,” ka thënë Dugolli./Lajmi.net/

​Ndërron jetë miku i madh i Kosovës, Bob Dole