Ambasadori i Gjermanisë: Më në fund Kosova ka nisur të ecë përpara në luftimin e korrupsionit

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e cilësoi si lajm të mirë përparimin e Kosovës në Indeksin e Përcaktimit të Korrupsionit.

Lajme

25/01/2022 09:49

Rohde tha se më në fund Kosova ka filluar që të ec përpara në luftimin serioz të korrupsionit.

“Kosova më në fund nis për të ecur përpara në luftimin serioz të korrupsionit. Vazhdo kështu, Kosova e ka mbështetjen e plotë të Gjermanisë”, ka shkruar Rohde.

Kujtojmë se këtë të martë, organizata Transparency International ka publikuar Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, ku thuhet se Kosova ka treguar vullnet për të luftuar korrupsionin teksa për dallim nga vitit i kaluar, Kosova ka shënuar përmirësim për 17 vende në luftën kundër korrupsionit./Lajmi.net/