Ambasadori Hovenier: Duhet bërë më shumë për të garantuar drejtësi për familjarët e të zhdukurve
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se duhet bërë më shumë për të garantuar drejtësi për të zhdukurit.

Lajme
Sot kur shënohet Dita e të Pagjeturve në Kosovë, ambasadori Hovenier tha se SHBA-të qëndrojnë pranë familjarëve të cilët edhe pas më shumë se 20 vite nuk dinë për fatin e më të dashurve të tyre, shkruan lajmi.net.
“Sot, në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur të Kosovës, ne qëndrojmë pranë familjarëve të cilëve edhe 20 vite pas, ende u mungojnë përgjigjet për fatin e të dashurve të tyre të zhdukur. Duhet bërë më shumë për të garantuar drejtësi dhe mbyllje për këto familje dhe ato që humbën”, ka thënë Hovenier. /Lajmi.net/
Today, on Kosovo’s National Day of Missing Persons, we stand with family members who, 20+ years later, still lack answers about the fate of their missing loved ones. More must be done to ensure justice and closure for these families and those they lost.
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) April 27, 2022