Ambasadori gjerman: Të mbijetuarat e dhunës të mos keqpërdoren për qëllime politike

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, ka përkrahur protestën e sotme që u mbajt në Prishtinë, në mbështetje të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Lajme

20/05/2019 18:32

Heldt përmes një postimi në Twittet ka thënë se askush nuk duhet të provojë të përfitojë politikisht nga viktimat e luftës e aq më pak nga të mbijetuarat e dhunës seksuale.

“Mbështesim fuqishëm mesazhin në protestën e sotme në Prishtinë: Fati i viktimave të luftës dhe sidomos të mbijetuarve të dhunës seksuale nuk duhet të keqpërdoren për përfitime partiake dhe politike. Respekti për ata që vuajnë vjen së pari”, ka shkruar Heldt. /Lajmi.net/