Ambasadori gjerman mbështetë reformat e ministrit Ismaili

Ministria e Shëndetësisë ka nënshkruar sot marrëveshje me kompaninë gjermane ICME për menaxhim spitalor.

Lajme

15/05/2019 20:48

Kompania gjermane ICME, do të angazhohet në tri shtylla kryesore që do të ndikojnë drejtpërdrejt në inxhinierimin e proceseve kyçe të menaxhimit sipas përvojave ndërkombëtare.

E në këtë takim, i pranishëm ishte edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Para se të flas për projektin, ambasadori gjerman pati disa fjalë të mira për ministrin e shëndetësisë, Uran Ismaili.

“Ju jeni angazhuar edhe personalisht për të profesionalizuar sistemin shëndetësor dhe për të menaxhuar më mirë paranë publike dhe paratë e taksapaguesve në mënyrë që sistemi shëndetësor të jetë më efikas”, i tha ambasadori Heldt ministrit Ismaili.

YouTube player