Ambasadori britanik: Sonte mund të jetë nata më e rrezikshme për Kosovën që nga lufta

Edhe ambasadori britanik, Ruari O’Connel është përfshirë në debatin për Gjykatën Speciale. Pas ambasadorit amerikan, edhe O’Connell ka qëndruar në Kuvend.

Lajme

22/12/2017 19:19

Ai ka thënë se sonte mund të jetë nata më e rrezikshme për Kosovën që nga lufta.

“Çdo deputet duhet ta merr me seriozitet vendimin. Me vjen shumë keq kur dëgjoj përpjekjet për të rrezuar ligjin për Specialen”, ka thënë ai, raporton lajmi.net.

Sipas tij, ata kanë qenë në Kosovë dhe e dinë se çka ka ndodhur. “NATO nuk ka gabuar që ka ndërhyrë, e ka bërë për ta shpëtuar Kosovën”, ka thënë O’Connell. /Lajmi.net/

Lexoni edhe:

Delawie pas takimit urgjent me Thaçin: Amerika NUK ju përkrah në shfuqizimin e Speciales