Ambasadori britanik publikon fotografi me Isa Mustafën, tregon arsyet e vizitës në LDK

Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott  ka folur për vizitën që ka realizuar sot në zyret e LDK-së, pak para mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie.

Lajme

25/02/2021 16:53

Abbott në Facebook ka publikuar një fotografi me kryetarin e dorëhequr të LDK-së, Isa Mustafa, teksa ka folur edhe për arsyet e vizitës së tij aty, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se përveç me Mustafën, është takuar edhe më nënkryetarin Lutfi Haziri, me të cilët ka biseduar për zgjedhjet dhe rezultatin e tyre, si dhe përspektivat e ardhshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Këtë pasdite takova Isa Mustafën dhe Lutfi Hazirin. Diskutuam për rezultatin e zgjedhjeve dhe përspektivat e ardhshme të LDK-së”, ka shkruar Abbott.

Ndryshe, në takimin e sotëm të Kryesisë në dorëheqje të LDK-së, pritet të diskutohet për datën e mundshme të mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor të kësaj partie. /Lajmi.net./