Ambasadori britanik në Kosovë tallet me tifozët e Barcelonës para finales së LK

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka aktivizuar dozën e tij të humorit.

Sport

01/06/2019 21:02

O’Connell është përkujdesur që t’ua rikujtojë tifozëve të Barcelonës një ‘ndodhi të keqe’ që kanë përjetuar në ‘Anfield’.

Në një postim në faqen e Ambasadës Britanike, ku pyetet për rezultatin final të ndeshjes finale të Ligës së Kampionëve, ka reaguar edhe vet ambasadori.

Ai ka shpërndarë postimin e faqes zyrtare të ambasadës, me mbishkrimin “A po këqyrin tifozët e Barcelonës sonte?”, përcjell lajmi.net.

Këtë ai besohet ta ketë bërë për të kujtuar humbjen 4:0 të katalanëve, të pësuar në ‘Anfield’, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Më poshtë mund ta shihni postimin e ambasadorit O’Connell. /Lajmi.net/