Ambasadori amerikan shkon ta përcjellë ndeshjen Sigal Prishtina – Golden Eagle Ylli: Ndeshje fantastike

Sport
Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka qenë prezent në ndeshjen e basketbollit në mes Sigal Prishtinës dhe Yllit.
Golden Eagle Ylli ka kaluar në finale, pasi mposhti në ndeshjen e tretë gjysmëfinale Sigal Prishtinën në kuadër të fazes së ‘Play Off-it’.
Në këtë takim mori pjesë edhe ambasadori amerikan, Jeffe Hovenier, i cili e cilësoi si një ndeshje fantastike, lojën në mes këtyre dy ekipeve.
“Ndeshje fantastike”, shkroi ai në postimin e tij në Twitter.
Ylli në finale takohet me fituesin e takimit në mes Trepçës – Pejës./Lajmi.net/
Great game: Sigal Prishtina vs. Golden Eagle Ylli in the semi-finals. Congrats to Golden Eagle Ylli and good luck in the finals. pic.twitter.com/MUmcRy05h9
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) May 14, 2022