Ambasadori amerikan në Beograd: Asociacioni vetëm është shtyrë

Lajmet nga Kosova për dërgimin e çështjes së Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese nga Presidentja e Kosovës, kanë shqetësuar autoritetet serbe. Ambasadori amerikan në Beograd Michael Kirby ka reaguar duke thënë se implementimi i Asoaciacionit vetëm është shtyrë.

Lajme

30/10/2015 17:20

Edhe përkundër përpjekjeve të Kosovës për formimin e Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe dhe aplikimin e Marrëveshjes së Brukselit, ambasadori i SHBA në Serbi, Michael Kirby, beson se bëhet fjalë vetëm për shtyrje të implementimit të asaj që është dakorduar, e jo për suprimim të marrëveshjes.

Duke e komentuar vizitën e kryeministrit të Serbisë Aleksandar Vuçiqit në Rusi, ambasadori i SHBA ka thënë për mediat serbe se një vizitë e tillë është e zakonshme, dhe që Serbia është shtet sovran që ka të drejtë të bashkëpunojë me kë të dojë dhe të blejë armë nga kush dëshiron.