Ambasadori amerikan ndryshe nga ai gjerman, mirëpret seancën për votëbesimin ndaj Qeverisë Kurti

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka mirëpritur lajmin se Kuvendi i Kosovës do të votojë nëser për mocionin e mosbesimit.

Lajme

24/03/2020 20:44

Kosnett, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Tëitter, ka shkruar se institucionet e Kosovës duhet të respektojnë Kushtetutën, transmeton lajmi.net.

“I kënaqur që shohë që Kuvendi do të zhvillojë një seancë për votimin e mosbesimit nesër. Siç i thashë sot kryeministrit, është e rëndësishme që Kuvendi dhe të gjitha institucionet e Kosovës të respektojnë Kushtetutë”, ka shkruar Kosnett.

Ndryshe, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, sot e ka ftuar Lidhjen Demokratike të Kosovës që të rishqyrtojë edhe njëherë nisjen e mocionit për votëbesim.

“Kjo është tërësisht e papranueshme, nuk e di pse tolerohet një ambasador i huaj kur nuk ka sjellje diplomatike konform mandatit që ka”, ka thënë ai. /Lajmi.net/