Ambasadori amerikan: I nderuar me praninë e Osmanit dhe Kurtit në ceremoninë e varrimit të Albright

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se është ndjerë i nderuar me prezencën e presidentes, Vjosa Osmani dhe kryeministrit, Albin Kurti, në funeralin e ish-sekretares amerikane, Medeline Albright.

Lajme

28/04/2022 10:38

“I nderuar nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti me praninë e tyre në funeralin e djeshëm teksa ata bënë homazhe për Madeline Albright, duke i atribuuar a kontributet e saj të shumta për lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës”, ka shkruar Hoevenier.

Ndryshe presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti, poashtu dhe ish-presidentja Atifete Jahjaga, ishin pjesëmarrës në ceremoninë e varrimit të ish-sekretares Albright, në ambientin historik të Katedrales Kombëtare në Washington.

Me këtë rast, Kurti deklaroi se për Kosovën dhe shqiptarët ndërhyrja e NATO-s për të ndaluar gjenocidin e Serbisë dhe emri i saj i përveçëm Madeleine Albrgiht i përkasin të njëjtës fjali.

Kurse presidentja Osmani ka lavdëruar rolin e Albright për çlirimin e Kosovës, duke e quajtur atë mike të madhe të Kosovës./Lajmi.net/