Ambasadat po e përcjellin me vëmendje krizën politike (Video)

Kriza politike në Kosovë, ka filluar të reflektojë edhe në aspektin e përgjithshëm të sigurisë dhe të alarmojë diplomacitë ndërkombëtare në Kosovë.

Lajme

19/10/2015 21:16

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka qenë e para që i ka këshilluar shtetasit amerikanë që të mos lëvizin nëpër sheshin e Prishtinës, ditën kur ishte planifikuar të mbahej seanca plenare.

Ky paralajmërim erdhi pasi seancat e fundit të Kuvendit u përcollën më shumë të papritura nga opozita e bashkuar.

Tribuna Channel ka kontaktuar shumicën e ambasadave të akredituara në Kosovë për të marrë një përgjigjeje nëse edhe ato do të paralajmërojnë qytetarët e tyre për rreziqe potenciale gjatë ditëve në vazhdim, ose kur priten të mbahen seancat e radhës të Kuvendit.

Ambasada Gjermane thotë se, Zyra e jashtme e këtij shteti, çdo ditë mban të informuar qytetarët e saj jashtë vendit duke përfshirë edhe Kosovën. Dhe këtë e bënë nëpërmjet faqes së saj të internetit.

YouTube player