Ambasada e Shqipërisë në Kosovë nderon Nexhmije Pagarushën për 8 Marsin

Sot, në mbarë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas - 8 Marsi.

ShowBiz

08/03/2019 11:48

Në këtë ditë të veçantë, Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi e ka takuar ikonën e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarushën, shkruan lajmi.net.

“Ne nje dite te vecante, per nje person te veçante, nje buqete me lule e merituar, per diven e muzikes shqiptare Nexhmije Pagarusha. I uroj shendet e lumturi. Qemal Minxhozi”, shkruan në njoftimin e Ambasadës në Facebook.

Nexhmije Pagarusha njihet për bagazhin e madh artistik përfshirë një nga projektet më të suksesshme të saj ‘Baresha’. /Lajmi.net/

https://www.facebook.com/AlEmbassyKosovo/photos/a.793667310646415/2382870791726051/?type=3&theater