Të Infektuar: 224

Të Shëruar: 37

Të Vdekur: 6

Ambasada e SHBA-ve thirrje shtetasve të vet që jetojnë në Shqipëri: Shmangni sheshin ku do zhvillohet protesta

16:15 | 28 Shkurt 2020

Ambasada e Sthteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri i ka bërë apel qytetarëvet të saj të bëjnë kujdes ditën e hënë, për shkak të tubimit të 2 marsit.

Në njoftimin e saj, Ambasada thotë se në demonstratat e kaluara ka pasur dhunë, ku nuk kanë munguar hedhja e ujit apo gazit lotsjellës për të shpërndarë turmat. Ndaj, ambasada u bën thirrje qytetarëve amerikanë që jetojnë në Shqipëri të shmangin sheshin ku do të mbahet tubimi.

Njoftimi i Ambasadës së SHBA:

Një tubim politik pritet të zhvillohet në 2 mars 2020 duke filluar në orën 05:00 pasdite. Khëzgjatja e tubimit të pritshëm është e panjohur. Demonstrat e kaluara kanë pasur dhunë. 

Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat. Personalei i Ambasadës amerikane u bëjnë thirrje të shmangni zonën ku do të mblidhen protestuesit. Monitoroni mediat vendore, jini të vetëdijshëm, mbani një profil të ulët. /Lajmi.net/