Ambasada e SHBA-ve: Falënderues për partneritetin e fortë dhe të qëndrueshëm me Kosovën

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka falënderuar Kosovën për partneritetin e fortë dhe të qëndrueshëm në ditën festive të Falënderimeve, që ndryshe njihet edhe si “Thanksgiving”.

Lajme

25/11/2021 10:48

“Në këtë Ditë Falënderimi, ne jemi falënderues për partneritetin e fortë dhe të qëndrueshëm ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”, thuhet në një postim të ambasadës në Facebook.

Dita e Falënderimeve fokusohet në një histori me origjinë amerikane. Në vitin 1621, pelegrinët e rinj në tokë dhe anëtarët e fisit Wampanouag, të cilët i mësuan pelegrinët të rritnin të korrat që u duheshin për të mbijetuar, ndanë atë që konsiderohet vakti i parë i Falënderimeve.

Gjatë shekujve, amerikanët, si njerëzit në vende të tjera, festonin periodikisht kur rendimentet e vjeshtës ishin të bollshme dhe gjithashtu shënuan ditë fetare të “falënderimit” për bekimet në jetën e tyre – si fundi i thatësirës, shërimi nga sëmundjet ose fitorja në betejë.

Në vitin 1863, gjatë presidencës së Linkolnit dhe Luftës Civile, Dita e Falënderimeve u bë një festë kombëtare./Lajmi.net/