Ambasada e Kosovës në Slloveni ka një njoftim për mërgimtarët që jetojnë atje
Sllovenia njoftoi për shtrëngimin e masave kundër përhapjes së koronavirusit.

Lajme
Autoritetet do të ndalin udhëtimin midis komunave të vendit, njoftoi të hënën agjencia e lajmeve – STA.
Masa do të jetë në fuqi në të gjithë vendin, nga e marta, për të paktën një javë, tha qeveria sllovene.
Kjo masë do të shfuqizohet në zonat ku situata epidemiologjike do të përmirësohet.
Lidhur me situatën atje, Ambasada e Kosovës në Slloveni ka bërë një njoftim për mërgimtarët që jetojnë atje.
Njoftimi i plotë i ambasadës, pa ndërhyrje:
‼️ Njoftim ‼️
Bazuar në vendimet e Qeverisë së Republikës së Sllovenisë, nga 27 tetori, lëvizja ndërmjet komunave të Sllovenisë është përkohësisht e kufizuar.
Mirëpo, kalimi ndërmjet komunave lejohet për 13 përjashtime, duke përfshirë edhe qasjen në misionet e huaja diplomatike dhe konsullore.
⚠️ Po ashtu, për kalim ndërmjet komunave, personat duhet të kenë dëshminë e duhur për të provuar përjashtimin si dhe një deklaratë të lexueshme të nënshkruar që përmban informacionet e kërkuara me dekret (shih shembullin në link).
– Informacione të detajuara rreth rregullave të reja sa i takon lëvizjes ndërmjet komunave, mund t’i gjeni në linkun e mëposhtëm të publikuar nga Qeveria e Sllovenisë.
Andaj, lusim të gjithë qytetarët të cilët kanë caktuar termine për të kryer shërbime konsullore në Ambasadën e Kosovës në Lubjanë gjatë kësaj periudhe, që paraprakisht të informohen dhe të zbatojnë me përpikëri të gjitha rregullat e vendosura nga Institucionet e Republikës së Sllovenisë.
– Të gjithë qytetarët që dëshirojnë të konfirmojnë me shkrim terminet e caktuara paraprakisht në Ambasadë, duhet të na shkruajnë në e-mailin zyrtar : [email protected]. /Lajmi.net/