Ambasada e Kosovës në Angli del me njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Ambasada e Kosovës në Londër ka njoftuar qytetarët kosovarë që jetojnë në Angli se që nga dita e nesërme duhet të bëjnë testin PCR dhe të izolohohen derisa të rezultojnë negativ për COVID-19, në rast se duan të udhëtojnë për në këtë shtet.

Bota

29/11/2021 16:12

Sipas njoftimit të ambasadës, këto masa do të vlejnë edhe për personat që janë vaksinuar, përcjell lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

Duke filluar nga data 30 Nëntor, të gjithë udhëtarët që udhëtojnë për në Angli duhet të bëjnë testin PCR dhe duhet të izolohen deri sa të pranojnë rezultatin negativ. Këto masa vlejnë edhe për ata të cilët janë plotësisht të vaksinuar.

Për më shumë informata në lidhje me këto masa, ju lutem shihni linkun në vijim: https://ëëë.gov.uk/…/travel-to-england-from-another…