Ambasada e Francës për mbylljen e zyrave postare në Veri: Hap i njëanshëm dhe i pakoordinuar
Mbylljen e nëntë objekteve të Postës së Serbisë të hënën në veri të vendit, Bashkimi Evropian e konsideroi si hap të njëanshëm dhe të pakoordinuar, “i cili shkel marrëveshjet e arritura në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”. Pro qëndrimit të BE-së ka dalë edhe Ambasada e Francës në Kosovë. Ambasada e Francës në…
Lajme
Mbylljen e nëntë objekteve të Postës së Serbisë të hënën në veri të vendit, Bashkimi Evropian e konsideroi si hap të njëanshëm dhe të pakoordinuar, “i cili shkel marrëveshjet e arritura në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”.
Pro qëndrimit të BE-së ka dalë edhe Ambasada e Francës në Kosovë.
Ambasada e Francës në Kosovë tha se “Franca e mbështet plotësisht deklaratën e djeshme të BE-së për mbylljen nga autoritetet e Kosovës të nëntë objekteve postare të degëve të Serbisë në veri të Kosovës. Ky është një hap tjetër i njëanshëm dhe i pakoordinuar, i cili nuk është në përputhje me dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe dëmton komunitetin serb”.
France fully supports the EU statement yesterday on the closure by the Kosovo authorities of nine postal facilities of Serbia branches in the north of Kosovo.
This is yet another unilateral and uncoordinated step which is not consistent with the EU-facilitated Dialogue and harms… https://t.co/wcznafYVUE— France au Kosovo 🇲🇫 (@FranceauKosovo) August 6, 2024