Ambasada e Francës në Kosovë uron Adrianën për çmimin në “See a Paris”

Ambasada e Francës uroi aktoren kosovare për çmimin prestigjioz.

ShowBiz

09/06/2020 16:31

Aktorja e njohur kosovare Adriana Matoshi fitoi çmimin “Aktorja më e mirë” në “See a Paris”, shkruan lajmi.net.

Matoshi rrëmbeu këtë çmim me rolin e saj në filmin “Nëntori i ftohtë”, ndërsa vlerësohet arritje e madhe e saj.

Në mesin e urimeve të shumta, Adriana Matoshi pranoi një urim edhe nga Ambasada e Francës në Kosovë.

“Urime aktores kosovare, Adriana Matoshi, e cila fitoi çmimin e aktores më të mirë në Festivalin kinematografik francez të Evropës Jug-Lindore ” See a Paris “. Aktorja fitoi këtë çmim për rolin e saj në filmin “Nëntori i ftohtë” (2018), i cili rrëfen periudhën e shpërbërjes së Jugosllavisë në vitin 1992″, thuhet në urimin e ambasadës. /Lajmi.net/