Ambasada e Britanisë reagon ashpër pas publikimit të fotografisë nga Flora Brovina   

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë  ka reaguar pas zhvillimeve që ndodhën gjatë javës në Kuvendin e Kosovës.

Lajme

19/05/2019 10:02

Nëpërmjet një njoftimi, kjo ambasadë ka shprehur shqetësim për ngjarjet që ndodhën në Kuvend. Derisa shton se është e rëndësishme që pohimet për krimet e rënda gjatë konfliktit të hetohen nga institucionet e duhura.

“Të shqetësuar për ngjarjet që ndodhën në Kuvend javën e kaluar. Është e rëndësishme që pohimet për krime të rënda gjatë konfliktit të hetohen nga institucionet e duhura, mbi të gjitha duke u dhënë përparësi drejtësisë dhe mbështetjes për të mbijetuarit, viktimat dhe familjet, sipas sundimit të ligjit dhe jo oportunizmit politik”, thuhet në njoftimin e Ambasadës të postuar në Facebbok, përcjell lajmi.net.

Kujtojmë se deputet miratuan për projekt rezolutën për themelimin e tribunalit për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

Vëmendjen kryesore e morri Flora Brovina që pasqyroi një fotografi, me të cilën ajo deshi të pasqyronte dhunën seksuale të serbëve ndaj femrave shqiptare gjatë luftës.

Mirëpo pas raportimeve ajo fotografi doli të ishte marrë nga një film për të rritur, dhe e gjithë kjo shkaktoj reagim të madh në Kosovë. /Lajmi.net/