Ambasada britanike reagon ndaj Vuçiqit për flamurin kombëtar në zyrën e Kurtit

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka dalë me një deklaratë pas reagimit rreth një fotografie të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Lajme

16/10/2019 17:02

Presidenti serb kishte reaguar për një fotografi në të cilën shihen ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, bashkë me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ajo çfarë e kishte penguar presidentin serb kishte qenë flamuri shqiptar në prapavijë.

“Pyetje për ambasadorin e Britanisë së Madhe: Në cilat zgjedhje dhe shtet ka fituar Kurti dhe partia e tij, dhe flamuri i cilit shtet është ai pranë të cilit Ekselenca juaj jeni fotografuar me Kurtin? Do të vazhdojë t’iu pyes derisa të marrë përgjigje”, ka shkruar në Twitter presidenti serb.

Lexo edhe: 

Mosnjohja e simboleve të Kosovës, Vuçiq pyet ambasadorin britanik: Në cilin shtet fitoi Albin Kurti?

Dhe lidhur me këtë, Ambasada e Britanisë së Madhe është përgjigjur.

Në profilin zyrtar në rrjetin social Twitter, ambasada ka bërë të ditur se nuk e zgjedhin se si e rregullojnë dhomën politikanët gjatë takimeve.

“Një foto e Ambasadorit në takim me një nga udhëheqësit politik në Kosovë ka marrë vëmendje në rajon. Është punë e ambasadës që të punojë me akterë udhëheqës politik në Kosovë. Ne nuk kemi zgjedhur se si bashkëbiseduesi ynë, në kapacitetin e tij partiak, ka rregulluar dhomën”.