Ambasada Amerikane thërret edhe një takim për Asociacionin

Ambasada Amerikane do të thërrasë edhe një takim për Asociacionin. Kësaj radhe, takimi do të jetë jozyrtar, shkruan lajmi.net. Këtë e ka konfirmuar një zëdhënës i Ambasadës Amerikane për lajmi.net. “Pas diskutimit produktiv më 31 janar me një gamë të gjerë palësh të interesuara në Ambasën Amerikane, Ambasadori do të thërrasë një tubim jozyrtar në…

Lajme

08/02/2023 17:39

Ambasada Amerikane do të thërrasë edhe një takim për Asociacionin.

Kësaj radhe, takimi do të jetë jozyrtar, shkruan lajmi.net.

Këtë e ka konfirmuar një zëdhënës i Ambasadës Amerikane për lajmi.net.

“Pas diskutimit produktiv më 31 janar me një gamë të gjerë palësh të interesuara në Ambasën Amerikane, Ambasadori do të thërrasë një tubim jozyrtar në rezidencën e tij për të lehtësuar bisedën e mëtejshme. Nuk ka asnjë program zyrtar apo temë diskutimi”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit për lajmi.net.

Kujtojmë se në takimin e 31 janarit kishte përfaqësues nga të gjitha partitë politike, presidenca e Qeveria.

Kryeministri Kurti ka zbutur qëndrimet e tij për çështjen e Asociacionit, duke pranuar një kompromis në këmbim të plotësimit të gjashtë kushteve. /Lajmi.net/