Ambasada amerikane: Retorika nxitëse për ngjarjet e vitit 1999, e papranueshme

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës ka reaguar në lidhje me deklaratat e fundit rreth luftës në Kosovë të vitit 1999.

Lajme

08/12/2019 08:51

Në një komunikate për media të Ambasadës amerikane thuhet se retorika nxitëse dhe rishikimi i historisë të së cilës jemi dëshmitarë kohëve të fundit lidhur me ngjarjet e vitit 1999, janë të papranueshme.

“Retorika nxitëse dhe rishikimi i historisë të së cilës jemi dëshmitarë kohëve të fundit lidhur me ngjarjet e vitit 1999 janë të papranueshme. Gjithashtu, jeni të kujdesshëm në ndjekjen penale selektive të fjalës duke u bazuar në orientimin politik apo komunitetit. Liria e shprehjes ka qenë prej kohësh parimi themelor i demokracisë. Ngjarjet e kësaj jave paraqesin edhe një rikujtim se sa i rëndësishëm është kthimi i Kosovës dhe Sërbisë në tryezën e bisedimeve dhe të ripërqëndrojnë energjitë e tyre drejt së ardhmes duke normalizuar marrëdhëniet.”, thuhet në njoftim.

Ndryshe të enjten, ish-ministri serb i Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, Ivan Todosijeviq, është dënuar me dy vjet burgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës për “nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

Ndërsa, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka quajtur “të tmerrshëm” faktin e dënimit me dy vjet burgim të Ivan Todosijeviqit ngase për krimin e Reçakut ka thënë është i trilluar.

Ai në lidhje me këtë rast tha se edhe vetë e përsërit tash – “krim i fabrikuar në Reçak”, ndërsa ka pyetur a do të na dënojnë të gjithë neve për këtë. /Lajmi.net/