Ambasada amerikane përgëzon Policinë e Kosovës që ndaluan trafikimin e 3 të miturave

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka reaguar pas një hetimi të bërë nga Policia e Kosovës, që parandaluan trafikimin e tri viktimave të moshës 17-vjeçare.

Lajme

08/11/2019 16:13

Ambasada amerikane ka lavdëruar punën e policisë, përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Twitter.

“Një hetim nga Policia e Kosovës në lidhje me Hetimet për Trafikimin e Qenieve Njerëzore, rezultoi që tri viktima të moshës 17-vjeçare të marrin ndihmën e nevojshme, si dhe u bë një arrestim. Ne e përgëzojmë punën e policisë, të cilët janë shprehur të gatshëm që të mbrojnë këta viktima që janë të cenueshëm nga krimi”, thuhet në shkrimin e publikuar. /Lajmi.net/